Select Page

– “Ja, ky ishte populli i Adit. Ata mohuan me forcë argumentet e Zotit të tyre …” – Me padrejtësitë e tyre, ata e merituan ndëshkimin e të Madhëruarit. Ata mohuan Shpalljen e Allahut dhe, me arrogancë e paturpësinë më të madhe, i thanë profetit Hud: “Nuk na solle ndonjë argument.”. Ata ishin tërësisht të sigurt për vërtetësinë e Shpalljes së Hudit dhe për sinqeritetin e tij, por e mohuan atë me kryeneçësi. Allahu i Madhëruar thotë:

– “… kundërshtuan të dërguarit e Tij …” – Ai që nuk i bindet e nuk e beson një profet konsiderohet si mohuesi i të gjithë profetëve të Zotit, sepse ftesa e të gjithë profetëve është e njëjtë.

“… dhe shkuan pas urdhrit të çdo tirani kokëfortë.” – Ata ishin ndjekës të atyre që Allahu i Madhëruar i përshkruan me dy cilësi: tiranë e të dhunshëm ndaj njerëzve dhe kokëfortë ndaj Shpalljes së Zotit. Kështu, ata refuzuan t’i bindeshin atij që i këshillonte me dhembshuri, dashamirësi e dashuri dhe iu bindën atyre që i dhunonin dhe i mashtronin. Për këtë arsye, ata e merituan ndëshkimin e Zotit të tyre.