Select Page

31. Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e nga Toka dhe kush e ka në dorë dëgjimin e shikimin tuaj? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli? Kush është Ai që rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “Allahu”. Thuaj: “Atëherë, nuk keni frikë?“

   Idhujtarët, – edhe pse adhuronin idhujt, për të cilët Allahu nuk u kishte dhënë asnjë argument, – e besonin dhe pranonin se Allahu është i vetmi për sa i përket rububije-s. (Njëshmërisë së Tij në Zotërimin dhe sundimin mbi krijesat) Në këto ajete i...

28. Atë Ditë Ne do t’i tubojmë të gjithë, ndërsa idhujtarëve do t’u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!”. Ne do t’i ndajmë ata nga njëri tjetri dhe idhujt e tyre do t’u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne.“

– “Atë ditë Ne do t’i tubojmë të gjithë …” -Atë ditë Allahu i Madhëruar ka për t’i tubuar të gjitha krijesat. Ajo është dita e premtimit që nuk thyhet e as ndryshon. Allahu i Madhëruar na tregon se ka për t’i tubuar idhujtarët dhe idhujt e...

27. Për ata që bënë të këqija, (le ta dinë se) dënimi i të keqes është aq sa e keqja. Ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu. Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht.

– “Për ata që bënë të këqija, (le ta dinë se) dënimi i të keqes është aq sa e keqja. ” – Pasi përshkroi banorët e Xhenetit, Allahu i Madhëruar vijoi të flasë për banorët e Zjarrit. Ai na tregon se ligësia që grumbullojnë në këtë dynja janë...

26. Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht.

– “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë.“ – Cilësia e tyre e pandashme është “ihsâni” – bamirësia. Ata tregohen të mirë në drejtim të adhurimit të Zotit e Krijuesit të tyre, duke e adhuruar atë me formën më të...