Select Page

– “Atje çdokush do të shpërblehet me atë që ka lënë pas. Ata do të kthehen tek Allahu, te Sundimtari i tyre i vërtetë dhe trillimet e tyre do t’i lënë në baltë.” – Atë ditë çdokush do të lidhet fort pas veprave të veta dhe pas asaj që ka fituar me duart e veta. Sipas tyre do të jepet shpërblimi dhe ndëshkimi. Nëse janë të mira, shpërblimi do të jetë i mirë. Nëse janë të këqija, ashtu do të jetë dhe shpagimi.

Tashmë janë të pavlefshme pretendimet se ata janë në rrugë të drejtë me idhujtarinë e tyre. Pretendimet e tyre në dynja se idhujt e tyre do të sjellin mirësi dhe do t’i ruajnë nga dënimi e të këqijat, tashmë nuk u vlejnë dhe mbeten të pashpresë para dënimit të të Drejtit.