Select Page

42. Sikur të kishte qenë ndonjë fitim i shpejtë dhe udhëtim i lehtë, ata do të kishin ardhur pas teje; por për ta ajo ishte një rrugë e gjatë dhe e rëndë. Ata do të betohen në Allahun: “Sikur të kishim mundësi, do të dilnim me ju.”. Ata kështu shkatërrojnë veten e tyre. Allahu e di se ata janë gënjeshtarë.

– “Sikur të kishte qenë ndonjë fitim i shpejtë dhe udhëtim i lehtë, ata do të kishin ardhur pas teje; por për ta ajo ishte një rrugë e gjatë dhe e rëndë.” – Udhëtimi për të shkuar në luftë kundër romakëve iu duk shumë i gjatë dhe i vështirë, prandaj ata u...

41. Dilni në luftë, le t’ju duket e lehtë apo e rëndë dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe me veten tuaj! Kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.

Allahu i Lartësuar thërret besimtarët e Tij të sinqertë për të luftuar në rrugën e Tij: – “Dilni në luftë, le t’ju duket e lehtë apo e rëndë dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe me veten tuaj!” – Ngrihuni në luftë, qoftë kur e ndjeni të...

40. Edhe nëse ju nuk e ndihmoni, atë e ndihmon Allahu, si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok. Të dy ata ishin në shpellë, kur ai i tha shokut: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të dhe e fuqizoi me forca, që ju nuk i patë. Ai e poshtëroi fjalën e mohuesve, kurse fjala e Allahut është më e larta. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë.

– “Edhe nëse ju nuk e ndihmoni, atë e ndihmon Allahu, si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok.” – Nëse ju nuk e ndihmoni dhe mbështesni Profetin e Tij, Muhamedin a.s, të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për ju dhe...