Select Page

51. Thuaj: “Asgjë nuk do të na ndodhë, përveç asaj që ka caktuar Allahu për ne; Ai është Mbrojtësi ynë”. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët!

– “Thuaj: “Asgjë nuk do të na ndodhë, përveç asaj që ka caktuar Allahu për ne; Ai është Mbrojtësi ynë”.”! – Neve do të na godasë veçse ajo që Allahu e ka shkruar në Leuhi Mahfudh dhe e ka lejuar që të ndodhë. Për këtë ne jemi të qetë, sepse Ai është...

50. Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata trishtohen e nëse të godet ndonjë e fatkeqësi, ata thonë “Ne kemi qenë të kujdesshëm për çështjen tonë edhe më parë.” dhe kthehen të gëzuar.

– “Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata trishtohen e nëse të godet ndonjë e fatkeqësi, ata thonë “Ne kemi qenë të kujdesshëm për çështjen tonë edhe më parë.” dhe kthehen të gëzuar.” – Në këto ajete Allahu i Madhëruar na qartëson se munafikët janë armiqtë dhe...

49. Prej tyre ka edhe të tillë që thonë: “Më jep leje e mos më sprovo!” Por ata tashmë kanë rënë në sprovë dhe Xhehenemi do t’i rrethojë mohuesit (në të gjitha anët).

– “Prej tyre ka edhe të tillë që thonë: “Më jep leje e mos më sprovo!”” – Ka munafikë që të kërkojnë leje për të mos marrë pjesë në luftë, me një justifikim të çuditshëm duke thënë: “Me jep leje e mos më sprovo! Domethënë, më jep leje mua, që të mos marr...

48. Ata, edhe më parë kanë tentuar përçarjen tuaj dhe t’i kanë ngatërruar çështjet, derisa ty të erdhi e Vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i Allahut, edhe pse ata e urrenin shumë këtë gjë.

– “Ata, edhe më parë kanë tentuar përçarjen tuaj dhe t’i kanë ngatërruar çështjet, derisa ty të erdhi e Vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i Allahut, edhe pse ata e urrenin shumë këtë gjë.” – Ata kanë tentuar përçarjen tuaj edhe më parë, kur ju emigruat në...

47. Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin asgjë tjetër, veç çrregullime, duke përçarë rradhët tuaja (me shpifje e intriga) . Ka prej jush që i dëgjojnë ata. Allahu di gjithçka për të padrejtët.

–  “Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin asgjë tjetër, veç çrregullime, duke përçarë rradhët tuaja (me shpifje e intriga).” – Edhe sikur të vinin me ju, do t’ju shkaktonin veçse probleme dhe dobësi. Ata do të përpiqeshin të fusnin fitne mes...

46. Nëse vërtet do të kishin dashur të shkonin, me siguri do të kishin bërë ndonjë përgatitje. Por Allahu nuk e pëlqeu pjesëmarrjen e tyre; prandaj i sprapsi, duke u thënë: “Qëndroni aty me ata që rrinë!“

– “Nëse vërtet do të kishin dashur të shkonin, me siguri do të kishin bërë ndonjë përgatitje.” – Allahu i Lartësuar na qartëson se të gjithë ata munafikë që i bënë bisht luftës, edhe më parë kishin shfaqur shumë shenja, nga të cilat kuptohej se ata...