Select Page

– “Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata trishtohen e nëse të godet ndonjë e fatkeqësi, ata thonë “Ne kemi qenë të kujdesshëm për çështjen tonë edhe më parë.” dhe kthehen të gëzuar.” – Në këto ajete Allahu i Madhëruar na qartëson se munafikët janë armiqtë dhe urrejtësit më të mëdhenj të fesë dhe besimtarëve të vërtetë. Kur besimtarët sprovohen, ata gëzohen, madje thonë: “Ne jemi treguar të kujdesshëm dhe kemi marrë vendimin e drejtë, që na shpëtoi nga të tilla sprova dhe dhimbje.”

Pas këtyre fjalëve, ata kthejnë shpinën të kënaqur. Ata gëzohen me dhimbjet që heqin besimtarët dhe që vetë “shpëtuan” prej tyre. Por Allahu i Madhëruar na mëson si t’ua kthejmë përgjigjen atyre: