Select Page

39. Nëse nuk dilni, Ai do t’ju ndëshkojë me një dënim të rëndë dhe do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.

– “Nëse nuk dilni, Ai do t’ju ndëshkojë me një dënim të rëndë dhe do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm.” – Nëse nuk i përgjigjeni kushtrimit, Allahu i Lartësuar ka për t’ju ndëshkuar dhimbshëm në dynja...

38. O ju që keni besuar! Ç’është kështu me ju, që, kur ju thuhet të dilni në rrugën e Allahut juve ju rëndon vendi? A mos jeni, vallë, më të kënaqur me jetën e kësaj bote, sesa me Ahiretin? Jeta e kësaj bote, përkundër ahiretit, është diçka shumë e vogël.

  Shumë ajete të kësaj sureje të nderuar i referohen luftës së Tebukut. Në këtë ngjarje, Profeti (a.s)i urdhëroi besimtarët që të bëheshin gati për një betejë kundër romakëve. Ishte mot i nxehtë, furnizimet për udhëtim dhe për luftë ishin të pakta, gjendja ekonomike...

37. Zhvendosja (e një muaji të ndaluar) është veçse shtim i mosbesimit. Prandaj mohuesit humbin larg: Në një vit, ata e konsiderojnë atë jo të shenjtë, e në një vit tjetër e konsiderojnë të shenjtë, për të arritur një përputhje me numrin e muajve që Allahu i bëri të shenjtë. Kështu ata bëjnë të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar. Atyre u janë hijeshuar veprat e këqija. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që mohojnë besimin (e vërtetë).

–  “Zhvendosja (e një muaji të ndaluar) është veçse shtim i mosbesimit. Prandaj mohuesit humbin larg: …” –  “Shtyrja” i referohet një lloj ndryshimi të kohës së muajve të shenjtë. Idhujtarët e kohës së injorancës e ndryshonin si të donin kohën se kur...

36. Tek Allahu numri i muajve (të vitit) është dymbëdhjetë. Kështu është në Librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre, katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë. Pra, mos e ngarkoni veten tuaj gjatë tyre. Luftojini të gjithë idhujtarët bashkërisht, siç ju luftojnë ata ju bashkërisht! E dijeni se Allahu është me të devotshmit.

– “Tek Allahu numri i muajve (të vitit) është dymbëdhjetë. Kështu është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën.” – Zoti ka caktuar që numri i muajve të jetë dymbëdhjetë. Kështu është shkruar në Librin e Zotit. Që ditën kur Allahu i...

35. Ditën kur ajo (pasuria) do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, e me të do t’u damkoset balli, anët dhe shpinat. Ky është thesari që ju keni grumbulluar për veten. Shijojeni tani atë që keni grumbulluar!

– “Ditën kur ajo (pasuria) do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, e me të do t’u damkoset balli, anët dhe shpinat.” – Atë ditë, pasuria që ata e fshehin dhe grumbullojnë padrejtësisht do të fërgohet në zjarrin e Xhehenemit, dhe me të do të digjen...

34. O ju që keni besuar! Ka, vërtet shumë priftërinj dhe oshënarë që në mënyrë të paligjshme hanë pasurinë e njerëzve dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Dhe ka nga ata të cilët e fshehin arin e argjendin dhe nuk e shpenzojnë atë në rrugën e Allahut. Lajmëroji ata për një dënim të dhembshëm!

– “O ju që keni besuar! Ka, vërtet shumë priftërinj dhe oshënarë që në mënyrë të paligjshme hanë pasurinë e njerëzve dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut.” – Ky ajet tregon përkujdesjen e madhe të Allajut të Lartësuar për besimtarët e Tij të...