Select Page

“Ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, nuk kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe me vetet e tyre.” – Besimtarët nuk do të kërkonin kurrë leje që të mos vinin në luftë, qoftë me pasurinë, qoftë me veten e tyre, sepse ata kanë në zemër dëshirën për të mirën dhe për shpërblim nga Allahu. Pikërisht kjo dëshirë e fortë dhe besimi i tyre i sinqertë i bën të kërkojnë me ngulm që të marrin pjesë në xhihad, pa qenë e nevojshme që dikush t’i nxisë për këtë.

“Allahu i di mirë të devotshmit.” – Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për të devotshmit, prandaj ka për t’i shpërblyer ata për çdo gjë të mirë që bëjnë. Allahu i Lartësuar e di shumë mirë se ndër shenjat e të devotshmëve është që ata kurrë nuk kërkojnë leje që t’i bëjnë bisht xhihadit. Përkundrazi, ata që duan t’i shmangen luftës për të lartësuar fjalën e Allahut janë të tjerë njerëz, me cilësi të tjera: