Select Page

44. Kur u përballët me armikun, Ai jua shfaqi në sytë tuaj sikur ishin pak; por edhe ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu ta përmbushte atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen (për gjykim) të gjitha çështjet.

– “Kur u përballët me armikun, Ai jua shfaqi në sytë tuaj sikur ishin pak; por edhe ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu ta përmbushte atë që ishte caktuar.” – Kështu, të dy grupet e shihnin të vogël njëri-tjetrin, prandaj...

43. Allahu të tregoi në ëndërr se ata ishin pak. Sikur të të kishte treguar se ishin shumë, ju do ta kishit humbur guximin e do të ishit grindur për vendimin tuaj. Por Allahu ju shpëtoi. Ai i Di mirë çfarë fshehin zemrat.

– “Allahu të tregoi në ëndërr se ata ishin pak.” – Allahu i Madhëruar ia paraqiti idhujtarët në ëndërr Profetit të Tij sikur qenë të pakët në numër. Profeti (a.s)i përgëzoi për këtë sahabët, zemrat e të cilëve u qetësuan. Nëse do të ndodhte ndryshe:...

42. Ju ishit në anën më të afërt të luginës, ndërsa ata në anën më të largët të saj, ndërsa karvani ishte më poshtë jush. Edhe sikur ta kishit planifikuar me njëri-tjetrin atë takim, nuk do të kishte qenë aq i përcaktuar mirë. Por ishte Allahu Ai që e kishte përcaktuar të ndodhte, dhe ashtu ndodhi, me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka.

– “Ju ishit në anën më të afërt të luginës, ndërsa ata në anën më të largët të saj, …” – Kuptimi: Ju kishit dalë përballë njëri-tjetrit në një luginë. Ata ishin pozicionuar diku larg Medinës, ndërsa ju në një vend afër Medinës. – “…...

41. Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit), ditën kur u ndeshën dy ushtritë. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.

– “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve,…” – ‘El ganime’ quhet pasuria e marrë nga mohuesit, me një luftë të drejtë të...