Select Page

50. E, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve, si i godasin në fytyrë dhe në shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!“

– “E, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve,” –  Flitet për melekët të cilët janë ngarkuar për t’u shkulur me forcë shpirtin mohuesve të Zotit, në çastin e vdekjes. Ata janë shumë të frikshëm. Në këtë moment, jobesimtarët janë totalisht...

49. Hipokritët dhe ata, që kishin zemër të sëmurë, thanë: “Këta njerëz i ka mashtruar feja e tyre.” Ata që i mbështeten Allahut le ta dinë se Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.

– “Hipokritët dhe ata, që kishin zemër të sëmurë, thanë: “Këta njerëz i ka mashtruar feja e tyre.”” – Këtu flitet për sëmundjen e dyshimit dhe të pasigurisë në besim. Munafikët, të mbushur me dyshime për besimin e tyre, kur panë muslimanët që, edhe pse të...

48. Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush nuk mund t’ju mposhtë ju sot, sepse do të jem unë mbrojtësi juaj.” Por kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku me të katra e tha: “Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Unë i frikësohem Allahut. Allahu ka, vërtet ndëshkim të ashpër.

– “Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush nuk mund t’ju mposhtë ju sot, sepse do të jem unë mbrojtësi juaj.”.” – Allahu i Madhëruar na bën të ditur se Shejtani i mallkuar ua zbukuroi idhujtarëve veprat e tyre të këqija, duke i...

47. Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota dhe për të penguar të tjerët nga rruga e Allahut! Allahu mbikëqyr gjithçka që bëjnë ata.

– “Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota dhe për të penguar të tjerët nga rruga e Allahut!” – Ky ishte qëllimi i mushrikëve, kur u nisën për luftë: të mburreshin e të lëvdoheshin në sytë e njerëzve. Megjithatë,...

46. Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia! Bëhuni durimtarë sepse Allahu është me durimtarët.

– “Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, …” – Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij në gjithçka që ata urdhërojnë! Kështu vazhdoni të jeni: të bindur dhe të nënshtruar ndaj porosive të tyre! – “… e mos u grindni ndërmjet jush, sepse...