Select Page

“E, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve,”  Flitet për melekët të cilët janë ngarkuar për t’u shkulur me forcë shpirtin mohuesve të Zotit, në çastin e vdekjes. Ata janë shumë të frikshëm. Në këtë moment, jobesimtarët janë totalisht të tmerruar, aq sa gjendja e tyre nuk mund të shpjegohet me fjalë.

– “Ata i godasin në fytyrë dhe në shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!” – Melekët e godasin jobesimtarin me ashpërsi, duke i bërtitur: “Nxirre jashtë shpirtin!” Por shpirti nuk do të dalë, sepse ka frikë, pasi e di mirë për ndëshkimin e dhimbshëm që e pret më pas. Melekët i thonë: “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!” Ky është një ndëshkim i rëndë dhe tepër i dhimbshëm.