– “Allahu të tregoi në ëndërr se ata ishin pak.” – Allahu i Madhëruar ia paraqiti idhujtarët në ëndërr Profetit të Tij sikur qenë të pakët në numër. Profeti (a.s)i përgëzoi për këtë sahabët, zemrat e të cilëve u qetësuan. Nëse do të ndodhte ndryshe:
– “Sikur të të kishte treguar se ishin shumë, ju do ta kishit humbur guximin e do të ishit grindur për vendimin tuaj. Por Allahu ju shpëtoi.” – Ju do të përçaheshit, sepse disa do ta dëshironin luftën e disa të tjerë jo, e kështu do të dështonit. Por ishte Allahu i Madhërishëm që, me butësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij, ju shpëtoi nga përçarja dhe dështimi.
– “Ai i Di mirë çfarë fshehin zemrat.” – Në zemër fshihen trimëria e guximi, por edhe frika dhe hezitimi, fshihet sinqeriteti, por edhe hipokrizia. Allahu i Madhërishëm është Ai që vështron dhe di gjithçka që fsheh zemra. Allahu i Madhëruar vështroi në zemrat e besimtarëve diçka, që u bë shkak që Ai t’i mëshironte dhe t’i trajtonte me butësinë dhe bamirësinë e Tij të gjerë e të paanë. Ai e bëri realitet ëndrrën e të Dërguarit të Tij të sinqertë, duke bërë që në sytë e besimtarëve, armiqtë të dukeshin pak: