Select Page

38. Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush – xhinde dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”

– “Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush – xhinde dhe njerëz!” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin.” – Hyni edhe ju mes shumë e shumë popujve që shkuan para jush, të cilët u zhytën në...

37. E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut, ose që i mohon shpalljet e Tij? Atyre do t’u jepet (prej dynjasë) pjesa që u është përcaktuar (nga Zoti). Kur të dërguarit (melekët) Tanë të shkojnë për t’u marrë shpirtin, do t’u thonë: “Ku janë ata që u luteshit përveç Zotit?” Ata do të thonë: “Kanë humbur prej nesh”. Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes se e kanë mohuar Allahun.

– “E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut, ose që i mohon shpalljet e Tij? Atyre do t’u jepet (prej dynjasë) pjesa që u është përcaktuar (nga Zoti).“ – Nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata që kanë këto dy cilësi: 1....

36. Ndërsa ata që i konsiderojnë si gënjeshtra Shpalljet Tona dhe me mendjemadhësi largohen prej tyre, ata janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

– “Ndërsa ata që i konsiderojnë si gënjeshtra faktet Tona dhe me kryelartësi largohen prej tyre, ata janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” – Nuk besojnë me zemër, por i konsiderojnë si gënjeshtra shpalljet e Allahut. As fizikisht nuk...

35. O bijtë e Ademit! Nga mesi juaj gjithmonë do t’ju vijnë të dërguar që t’ju kumtojnë Shpalljet e Mia. Kush bëhet i devotshëm dhe përmirësohet, nuk do të ketë frikë dhe as nuk do të brengoset.

– “O bijtë e Ademit! Nga mesi juaj gjithmonë do t’ju vijnë të dërguar që t’ju kumtojnë Shpalljet e Mia. …” – Kur Allahu i Lartësuar e nxori Ademin (a.s)nga Xheneti, e vendosi në këtë tokë për ta sprovuar. Ai e njoftoi njeriun se do t’i dërgonte...

33. Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme, qofshin ato të hapura ose të fshehta, gjynahet, shkelja e kufijve (të Tij) dhe padrejtësitë; t’i bësh shokë Allahut, pa pasur asnjë argument të shpallur dhe të thuash gjëra për Allahun për të cilat s’ke asnjë dijeni.

– “Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme …” – Allahu bëri të ndaluara gjynahet e mëdha, veprat e shëmtuara, të cilat çdo natyrë e pastër i konsideron të tilla, sikurse është zinaja, homoseksualiteti e të tjera të ngjashme. –...