Select Page

44. Banorët e Xhenetit do t’u thërrasin banorëve të Zjarrit e do t’u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na kishte premtuar Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju kishte premtuar Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po”. Atëherë, një thirrës do të shpallë mes tyre: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët!“

Pas përshkrimit të vendqëndrimeve të besimtarëve e të jobesimtarëve në ahiret, duke theksuar se ata do ta shohin që gjithçka për të cilën  folën profetët dhe shpalljet e Zotit ishte e vërtetë, vijohet me një dialog që zhvillohet mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve...

43. Ne do t’ua heqim urrejtjen (dhe armiqësinë) nga zemrat, ndërsa poshtë tyre do të rrjedhin lumenj. Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja (të devotshme).

– “Ne do t’ua heqim urrejtjen (dhe armiqësinë) nga zemrat, …“ – Kjo tregon bujarinë dhe bamirësinë e madhe të Allahut të Lartësuar mbi banorët e Xhenetit. Urrejtja, smira dhe armiqësia që mbajnë zemrat në këtë botë, nuk do të ekzistojnë më në Xhenet....

42. Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, – dhe Ne nuk detyrojmë njeri përtej mundësive, – ata janë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë.

  Pasi përshkroi gjendjen e të pabindurve dhe zullumqarëve, Allahu i Lartësuar na tregon për shpërblimin e të bindurve dhe vepërmirëve: – “Kurse ata që besojnë dhe bënë vepra të mira …” – Domethënë, ata që besojnë me zemër dhe bëjnë vepra të mira të...

40. Nuk ka dyshim se atyre që mohojnë Argumentet Tona dhe tregohen kryeneçë ndaj tyre, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës. Kështu i shpërblejmë Ne keqbërësit.

– “Nuk ka dyshim se atyre që mohojnë Argumentet Tona dhe tregohen kryeneçë ndaj tyre, nuk u hapen dyert e qiellit …” – Allahu i Lartësuar na tregon rreth ndëshkimit të atyre që mohojnë shpalljet e Tij, duke i konsideruar ato si gënjeshtra. Ata nuk i...