Select Page

86. “Mos zini pusi në rrugë, mos kërcënoni dhe mos i pengoni nga udha e Allahut njerëzit që besojnë në Të, duke ua paraqitur si udhë të gabuar! Kujtoni sa pak keni qenë dhe se si Ai ju shumoi! Shihni si ka qenë fundi i atyre që përhapnin shkatërrimin.

– “Mos zini pusi në rrugë, mos kërcënoni …” – Mos u zini njerëzve pusi në rrugë dhe mos i kërcënoni ata për tu marë atë që u takon atyre. – “… dhe mos i pengoni nga udha e Allahut njerëzit që besojnë në Të, duke ua paraqitur si udhë të...

85. Edhe në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. Tani ju ka ardhur Shenjë e qartë nga Zoti juaj. Matni dhe peshoni me saktësi! Mos i nënçmoni pasuritë e njerëzve dhe mos shkaktoni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj! Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë.

– “Edhe në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin.” – Për popullin e njohur të Medjenit u dërgua profeti Shuajb, i cili ishte me ta vëlla nga gjaku. Shuajbi i ftoi ata të adhuronin Allahun e Lartësuar si Një të Vetëm dhe të Pashoq dhe, në mënyrë të...