– “Ju, të shtyrë nga epshi, josheni nga burrat e largoheni nga gratë. Ju jeni vërtet njerëz që keni kaluar çdo kufi!”” – Si u largoheni femrave, të cilat i Madhëruari i krijoi për ju, në mënyrë të tillë që të josheni nga njëri-tjetri?!
Si braktisni gruan, këtë krijesë të bukur, që plotëson aq mirë dhe pastër dëshirat tuaja, dhe ju tërheq diçka e pështirë dhe e ulët, që është venddalja e jashtëqitjes së trupit?! Atë që keni qejf ju të vjen turp e ndot edhe ta përmendësh, e jo më të joshesh pas saj. Kjo ndodh sepse:
– “Ju jeni vërtet njerëz të degjeneruar!” – Ju i shkelni kufijtë e vendosur nga i Madhërishmi dhe me paturpësi bëni të tilla poshtërsi, të papara e të padëgjuara më parë. Por cila qe përgjigja e popullit?