Select Page

89. Nëse do të ktheheshim në fenë tuaj, pasi Allahu na shpëtoi prej saj, atëherë vërtet do të shpifnim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk mund të kthehemi kurrë në të, nëse nuk dëshiron Allahu, Zoti ynë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e Vet gjithçka. Ne i mbështetemi vetëm Allahut. O Zoti ynë! Na gjyko ne dhe popullin tonë me gjykimin Tënd të drejtë, sepse Ti je Gjykatësi më i mirë.

– “Nëse do të ktheheshim në fenë tuaj, pasi Allahu na shpëtoi prej saj, atëherë vërtet do të shpifnim gënjeshtra kundër Allahut.” – Nëse ne do të pajtoheshim me fenë tuaj, ndërkohë që Allahu i Lartësuar na shpëtoi prej saj, atëherë ne do të ishim...

88. Paria arrogante e popullit të tij tha: “O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë! Ndryshe, do t’ju dëbojmë nga qyteti – ty dhe ata që të besojnë ty.”. Ai tha: “Edhe pse e urrejmë atë?“

– “Paria arrogante e popullit të tij tha: …” – Udhëheqësit dhe fisnikët e popullit ishin të dehur në pasionin e tyre. Kur iu paraqit e vërteta dhe u ftuan që ta pranojnë e të jetojnë sipas saj, ata e gjykuan si të papranueshme, sepse binte ndesh me...