– “Krerët mohues të popullit të tij thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë do të humbni me siguri”.” – Duke u përpjekur të ndalonin njerëzit nga pasimi i profetit Shuajb, ata filluan të nxirrnin fjalë, që nuk ishin gjë tjetër, veçse shprehje e arrogancës dhe vetëmashtrimit të tyre. E si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ata e konsideronin rrugën e Profetit si dështim?! Aq të zhytur dhe të vetëkënaqur ishin në këtë mosbesim, saqë nuk e hetonin fare se e dështuar ishte pikërisht rruga e tyre. Këtë të vërtetë ata e provuan tërësisht kur i goditi ashpër ndëshkimi i Allahut: