Select Page

103. Pastaj, pas tyre, ne dërguam Musanë te Faraoni dhe rrethi i tij me Shenjat Tona, por edhe ata i refuzuan ato padrejtësisht. Shiko, atëherë si qe fundi i shkatërrimtarëve!

– “Pastaj, pas tyre, ne dërguam Musanë te Faraoni dhe rrethi i tij me Shenjat Tona, por edhe ata i refuzuan ato padrejtësisht.” – Pas shumë profetëve, u dërgua Musai (a.s.), i ashtuquajturi Kelimullah (Ai të cilit i foli Allahu). Ai është imami dhe profeti...

101. Këto janë ato vendbanime, për të cilat Ne të kemi treguar ty disa ngjarje. Atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta, por ata nuk donin t’i besonin asaj që më parë e kishin mohuar. Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre që nuk besojnë.

– “Këto janë ato vendbanime, për të cilat Ne të kemi treguar ty disa ngjarje.” – I Madhëruari i rrëfen këto ngjarje që njerëzit të nxjerrin mësime, por prej tyre përfitojnë veçse të diturit e të urtët. Qëllimi tjetër është që zullumqarët të frenohen nga të...

100. A nuk është e qartë për ata që trashëguan tokën e banorëve të saj të hershëm se, nëse dëshirojmë, Ne mund t’i dënojmë për gjynahet e tyre dhe t’ua vulosim zemrat, që ata të mos dëgjojnë.

Allahu i Madhëruar u drejtohet pasrendësve të popujve që u shkatërruan, duke thënë: – “A nuk është e qartë për ata që trashëguan tokën e banorëve të saj të hershëm se, nëse dëshirojmë, Ne mund t’i dënojmë për gjynahet e tyre dhe t’ua vulosim zemrat,...