Select Page

– “Pastaj, pas tyre, ne dërguam Musanë te Faraoni dhe rrethi i tij me Shenjat Tona, por edhe ata i refuzuan ato padrejtësisht.” – Pas shumë profetëve, u dërgua Musai (a.s.), i ashtuquajturi Kelimullah (Ai të cilit i foli Allahu). Ai është imami dhe profeti i nderuar i Allahut, që u dërgua tek një popull tiran dhe i pamëshirshëm, tek Faraoni dhe rrethi i tij.

Ai u tregoi atyre disa prej shenjave madhështore të Allahut të Madhëruar, që askush më herët në botë nuk i kishte parë. Ato ishin mrekulli të pashembullta. Megjithatë, ata i refuzuan dhe nuk i besuan, duke u treguar të padrejtë e kryeneçë. Për këtë, ata merituan një ndëshkim të pashembullt.

– “Shiko, atëherë si qe fundi i shkatërrimtarëve!” – Allahu i ndëshkoi ata dhimbshëm. Ata u mallkuan dhe poshtëruan në këtë jetë dhe në Ditën e Kijametit gjithashtu. I mallkuar qoftë ai popull i mjerë dhe mohues i të vërtetës! Deri këtu ishte një përshkrim i përmbledhur i ngjarjes, që Allahu i Madhëruar e sjell më të shtjelluar në vijim. Ai thotë: