Select Page

8. Ata thonë: “Përse të mos zbresë së bashku me atë një melek?” Nëse Ne do të zbrisnim një melek, çështja do të merrte fund dhe atyre nuk do t’u jepej afat.

– “Ata thonë: “Përse të mos zbresë së bashku me atë një melek?” – Në formë polemike të padrejtë dhe për arrogancë, ata thonë: “Pse të mos vinte së bashku me Muhamedin (a.s)ndonjë melek, që ta ndihmonte dhe mbështeste atë në rrugën e tij?” Sipas tyre,...

7. Edhe sikur të të zbrisnim një libër të shkruar në letër, e ata ta preknin atë me duart e tyre, mohuesit sërish do të thoshin: “Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një magji e qartë.”

    Allahu i Lartësuar e njofton Profetin e Tij për armiqësinë e ashpër të qafirëve ndaj së vërtetës. Shkaku i mosbesimit të tyre nuk është ndonjë mangësi në Shpalljen e Zotit dhe as padituria e tyre rreth saj. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Shkaku i vërtetë i...

6. A nuk shohin ata se sa breza para tyre i shkatërruam, atyre që Ne u mundësuam në Tokë çfarë nuk ju kemi mundësuar juve? Ne u lëshonim atyre shi të bollshëm nga qielli dhe patëm bërë që ndër ta të rridhnin lumenj, por për shkak të gjynaheve të tyre, i shkatërruam dhe sollëm popuj të tjerë.

– “A nuk shohin ata se sa breza para tyre i shkatërruam, atyre që Ne u mundësuam në Tokë çfarë nuk ju kemi mundësuar juve?” – Janë të shumtë popujt që Allahu i Madhëruar ka shkatërruar në të shkuarën. Ai u dha afat dhe u mundësoi plot mirësi e begati, si...