– “Sikur atë ta bënim melek, përsëri do ta sillnim te ju në formë njeriu, …” – Sepse kjo është pikërisht ajo që parakupton urtësia e Allahut të Madhëruar.
– “… e kështu do t’ua ngatërronim atyre atë, që ata ia ngatërruan vetes së vet.” – Atyre do t’u ngatërroheshin më keq gjërat dhe përsëri do të mbeteshin të paqartë, për shkak të kërkesave dhe kushteve të tyre. Ata kërkonin gjëra që do të sillnin paqartësi e nuk do ta ndriçonin të vërtetën.
Ata e kushtëzonin padrejtësisht pranimin e të vërtetës me plotësimin e kërkesave të tyre. Kur atyre u paraqitej e vërteta, me themelet e saj dhe me fakte, ata e refuzuan. Ajo shërbeu si udhëzim për të tjerët, por jo për ata, dhe faji ishte i vetë atyre, sepse ishin ata që ia mbyllën vetes portat e udhëzimit dhe hapën portat e devijimit dhe të humbjes.