Select Page

12. Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. Allahu tha: “Unë jam me ju. Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, pa dyshim që Unë do t’jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë.

Allahu i Lartësuar na njofton se Ai ka marrë prej bijve të Izraelit një premtim të përforcuar me shumë betime. Ai e përshkruan këtë premtim dhe tregon shpërblimin që ata do të kishin, nëse do t’i përmbaheshin atij. Allahu i Lartësuar bën të ditur, gjithashtu, edhe...

11. O ju që keni besuar! Kujtojeni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjaste duart kundër jush, por (Allahu) i sprapsi duart e tyre prej jush! Frikësojuni Allahut dhe vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.

– “O ju që keni besuar! Kujtojeni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjaste duart kundër jush, por (Allahu) i sprapsi duart e tyre prej jush!” – Allahu i Madhëruar u kujton adhuruesve të Tij besimtarë mirësitë e mëdha me të cilat i ka...

8. O ju që keni besuar! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj të tjerëve e t’i shmangeni drejtësisë! Jini të drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë dhe kijeni frikë Allahun! Pa dyshim, Allahu e di me hollësi gjithçka që bëni ju.

– “O ju që keni besuar!” – Allahu i Madhëruar u drejtohet me këto fjalë atyre që kanë besuar. Por çfarë besojnë dhe si besojnë? Ata besojnë atë që Zoti i ka urdhëruar të besojnë, me mënyrën që Ai e ka caktuar. Ky është besimi i saktë dhe i pranueshëm. Ky...

7. Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dëgjuam e bindemi!”. Dhe kijeni frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja.

– “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dëgjuam e bindemi!”.”.” –  Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij, që të kujtojnë mirësitë që Ai u ka dhuruar, si mirësitë fetare, ashtu edhe...