Select Page

   Allahu i Madhëruar, i Cili është i Vërtetë në fjalët e Tij dhe kurrë nuk e thyen premtimin, u bën një premtim të mrekullueshëm atyre që e besojnë Atë, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Llogarisë, që kryejnë vepra të mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme.

Ai u premton, së pari, mbulim të gjynaheve, falje të tyre dhe shpëtim nga ndëshkimi që vjen si pasojë e gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të madh dhe bujar, madhështinë e të cilit e di veçse Allahu i Madhëruar, sikurse thotë në Kur’ân: “Askush nuk di për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim për atë që kanë bërë.” [Sexhde 17].

Ndërsa vendi i atyre që i konsiderojnë si gënjeshtra argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar dhe që i mohojnë ato, pasi i kanë kuptuar qartësisht, do të jetë Zjarri. Ata do të jenë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij.