Select Page

18. Judejtë dhe të krishterët thanë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij (nga njerëzit)”. Thuaju: “E pse, pra, Ai ju dënon për gjynahet tuaja? Jo, ju jeni veçse njerëz, nga njerëzit që Ai ka krijuar. Ai fal atë që do dhe dënon atë që do. Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet në mes tyre, dhe vetëm tek Ai është kthimi.

– “Judejtë dhe të krishterët thanë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij (nga njerëzit)”.” – Sipas shpjegimit dhe kuptimit të saktë, fjala “bir” ka kuptimin: “i dashur, i zgjedhur”, dhe nuk nënkupton birësinë e lindjes. Ata që e kuptojnë birësinë...

17. E kanë mohuar të vërtetën ata që thonë se: “Allahu është ai, Mesihu, biri i Merjemes.” Thuaju: “Kush, atëherë, mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithçka gjendet në tokë?” Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç’ka mes tyre. Ai krijon çfarë të dëshirojë. Pa dyshim, Allahu ka pushtet për gjithçka.

– “E kanë mohuar të vërtetën ata që thonë se: “Allahu është ai, Mesihu, biri i Merjemes.”” – Pasi foli për besën dhe premtimin e thyer nga popujt e mëparshëm çifutë dhe të krishterë, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë fjalët e tyre të shëmtuara dhe të...

16. Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me Lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në një Rrugë të Drejtë.

– “Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij …” – Nëpërmjet Kur’ânit, Allahu i Lartësuar udhëzon ata që përpiqen sinqerisht për të kënaqur Atë. Qëllimi i tyre është i mirë, prandaj Allahu i Lartësuar i...

15. O ithtarë të Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë (Muhammedi), që ju sqaron shumë nga ajo që ju i keni fshehur prej Librit e që për shumë të tjera, ai fal. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë.

– “O ithtarë të Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë (Muhammedi) , që ju sqaron shumë nga ajo që ju i keni fshehur prej Librit…” – Pasi tregoi për premtimet dhe besën e pambajtur nga çifutët dhe të krishterët në përgjithësi, veç një pakice të...

14. Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara (pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj (shpalljes) me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë.

Ashtu si me jehudët, të cilët u zotuan për zbatimin e porosive të Zotit, ashtu ndodhi edhe me ata që u quajtën “nesara”, pra, ndihmësit e Isait, të birit të Merjemes. Ata u zotuan të besonin profetin Isa dhe të pastronin shpirtrat e tyre nëpërmjet besimit tek Allahu...

13. Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i ndryshuan fjalët (në Libër) nga domethënia e tyre dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. Fali ata dhe, me butësi, tolero! Allahu i do ata që bëjnë mirë.

– “Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra.” –  Kuptimi: Për shkak të shkeljes së besës nga ana e tyre, Ne u dhamë disa ndëshkime, si më poshtë: 1. “..i mallkuam”, ose: “i larguam nga mëshira Jonë”....