Select Page

44. A nuk i sheh ti (o Muhamed) ata që u është dhënë një pjesë prej Librit? Ata blejnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që edhe ju ta humbisni rrugën e drejtë.

– “A nuk i sheh ti (o Muhamed) ata që u është dhënë një pjesë prej Librit?” – Ky është qortim për të gjithë ata të cilëve u është dhënë Libri dhe dituria dhe largohen nga udha e drejtë. Gjithashtu, kjo është edhe një këshillë për njerëzit e tjerë, që të...

43. O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni, përveç nëse jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, nëse jeni udhëtarë, nëse keni kryer nevojën, nëse keni kontaktuar me gratë e nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum duke prekur dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja. Allahu është gjithmonë Falës e Mbulues i të metave

– “O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni …” – Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e Tij që t’i afrohen namazit të dehur, derisa të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë thonë. Në fakt, kjo është...

42. Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta, sepse ata nuk do mund t’i fshehin Allahut asgjë.

– “Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta, …” – Çdokush që ka mohuar Zotin dhe Profetin e Tij do të dëshirojë atë ditë që ta gëlltisë toka, të humbasë e të tretet në të dhe...

40. S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.

Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Plotë dhe Absolut në drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Ai është i Pastër nga çdo e metë dhe kurrë nuk bën padrejtësi, as edhe sa një grimcë. – “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë.” – Allahu i...