Select Page

38. As ata që japin nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. Ai që e bën shok Shejtanin, (le ta dijë se) ai është shok i tmershëm.

– “As ata që japin nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit.” – Pra, ata që e shpenzojnë pasurinë me qëllim që njerëzit t’i shohin, t’i lavdërojnë dhe t’i respektojnë; ata që nuk e besojnë Allahun dhe Ditën e...

37. As ata që janë koprracë ose që i urdhërojnë të tjerët për koprraci, ose ata që i fshehin të mirat që u ka dhënë Allahu nga Bujaria e Tij. Për mohuesit Ne kemi përgatitur dënim poshtërues.

– “As ata që janë koprracë ose që i urdhërojnë të tjerët për koprraci, ose ata që i fshehin të mirat që u ka dhënë Allahu nga Bujaria e Tij.” – Ata tregojnë koprraci dhe nuk u japin njerëzve atë që e kanë detyrë t’ua japin, madje i urdhërojnë ata për...

36. Adhuroni Allahun e mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij! Silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin dhe me ata që janë nën pushtetin tuaj! Allahu nuk i do njerëzit arrogantë dhe mburravecë.

– “Adhuroni Allahun e mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij!” – Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij që ta njësojnë Atë me përkushtimin e adhurimeve, duke iu nënshtruar urdhrave dhe ndalesave të Tij, duke i shprehur vetëm Atij dashurinë,...

35. Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, dërgoni një ndërmjetës të urtë nga familja e tij dhe një ndërmjetës të urtë nga familja e saj. Nëse ata të dy kanë për qëllim pajtimin, Allahu e mundëson afrimin mes tyre (çiftit). Allahu është i Gjithëditur e Zbulon gjithçka

Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, dërgoni një ndërmjetës të urtë nga familja e tij dhe një ndërmjetës të urtë nga familja e saj.” – Nëse i druheni divorcit të bashkëshortëve, atëherë dërgoni nga secila palë dy burra muslimanë të mençur e të drejtë, të...

34. Burrat kanë autoritet mbi gratë, për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë dhe për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre. Prandaj gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Gratë të cilave i druheni mosbindjes dhe sjelljes së tyre të keqe, këshillojini, largojini nga shtrati ose edhe i rrihni lehtë. Por nëse i kthehen bindjes, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është i Lartësuar, i Madhëruar.

– “Burrat kanë autoritet mbi gratë, për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë dhe për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre.” – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i ka vendosur burrat si përgjegjës dhe kujdestar për...

33. Ne i kemi caktuar secilit prej jush të afërm që trashëgojnë nga ajo që lënë prindrit dhe farefisi. Jepuni pjesën e vet edhe atyre me të cilët keni marrëveshje. Allahu është Dëshmitar për çdo gjë.

– “Ne i kemi caktuar secilit prej jush të afërm që trashëgojnë nga ajo që lënë prindrit dhe farefisi.” – Allahu i Lartësuar i ka mundësuar çdokujt të ketë mbështetës ose ndihmës prej të afërmve ose farefisit. Këtu hyjnë të gjithë të afërmit: rrënjët,...