– “Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty (O Muhamed) do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata?” – Si do të jetë gjendja e njerëzve atë ditë, kur të gjykohen me drejtësi nga Gjykatësi më i drejtë dhe më bamirës? Atë ditë, Gjykatësi i vetëm është Allahu i Lartësuar, ndërsa dëshmitarë do të jenë krijesat më të zgjedhura të Tij, profetët, të cilët do të dëshmojnë me drejtësi.
Si do të jetë gjendja atë ditë, kur të gjykuarve nuk do t’u mbetet gjë tjetër veçse të pranojnë gjykimin e të Drejtit, të Urtit, të Gjithëditurit e të Gjithëmëshirshmit?! Për Allah, ai do të jetë gjykimi më i drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më i madh. Të gjithë do ta pranojnë gjykimin e më të Drejtit, i Cili meriton lavdinë dhe lavdërimet. Atë ditë do të ketë njerëz që do të lumturohen kur të fitojnë faljen dhe Xhenetin e përjetësisë, por do të ketë edhe të tjerë që do të dëshpërohen kur të ndëshkohen me turp. Thotë i Lartësuari: