Select Page

226. Për ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të veta (për kontakt intim), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se heqin dorë (nga betimi), atëherë s’ka dyshim se Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.

– “Për ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të veta (për kontakt intim), afati i pritjes është katër muaj.” – Këtu bëhet fjalë për betimet që kanë të bëjnë, në mënyrë të veçantë, me marrëdhëniet e burrit me gruan. Kështu, kur burri betohet se...

225. Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. Allahu është Falës i madh dhe i Butë.

– “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër.” – Pra, Allahu i Lartësuar nuk na merr në përgjegjësi për ato betime që dalin shpesh nga goja, pa pasur qëllim betimin. Të tilla janë disa...

224. Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t’ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. Allahu Dëgjon dhe di gjithçka.

– “Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t’ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve.” – Qëllimi i betimit është madhërimi i atij në emër të të cilit përbetohesh dhe vërtetimi i asaj çështjeje për...

223. Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi. Por parapërgatitni diçka (të mirë) për veten tuaj, kijeni frikë Allahun dhe dijeni se tek Ai do të ktheheni! Përgëzoji besimtarët!

– “Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi.” – Pra, burrave u lejohet që të kënaqen me çdo lloj pozicioni në marrëdhëniet seksuale me gratë e tyre, veçse duhet që ky kontakt të kryhet në vendin që Allahu e...

222. Të pyesin ty për të përmuajshmet e femrave. Thuaj: “Ajo është gjendje e dëmshme, prandaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve dhe mos iu afroni (për marrëdhënie intime), derisa të pastrohen! Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato (për marrëdhënie intime), ashtu siç ju ka lejuar Allahu. Allahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen.

– “Të pyesin ty për të përmuajshmet e femrave. Thuaj: “Ajo është gjendje e dëmshme, …” – Allahu i Lartësuar u bën të ditur besimtarëve këtë pyetje, e cila i është drejtuar Profetit (a.s.): “Kur gruas i vijnë të përmuajshmet, a duhet që të largohemi...

221. Mos u martoni me idhujtare, derisa ato të besojnë! Një skllave besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. Mos i martoni vajzat tuaja me idhujtarë, derisa ata të bëhen besimtarë. Një skllav besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. Ata (jobesimtarët) ju ftojnë për në Zjarr, ndërsa Allahu, me mëshirën e Vet, ju fton në Xhenet dhe në faljen e gjynaheve tuaja. Ai ua sqaron njerëzve argumentet e Veta, që ata të kujtojnë.

– “Mos u martoni me idhujtare, derisa ato të besojnë! Një skllave besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë.” – Kuptimi: Mos u martoni me gra idhujtare, derisa ato ta besojnë Zotin si Një të vetëm dhe të përqafojnë...