Select Page

232. Kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre të pritjes (id-deh), mos i pengoni që të rimartohen me burrat e tyre, nëse ka pëlqim mes çiftit, ashtu si e kërkojnë rregullat, nga të cilat përfitojnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në Botën Tjetër. Kjo është më e dobishmja dhe më e pastra për ju. Allahu e di e ju nuk e dini.

– “Kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre të pritjes (id-deh), mos i pengoni që të rimartohen me burrat e tyre, nëse ka pëlqim mes çiftit, ashtu si e kërkojnë rregullat …” – Ky ajet u drejtohet kujdestarëve ligjorë të grave të...

231. E kur t’i keni ndarë gratë dhe ato t’i jenë afruar mbarimit të kohës së pritjes (id-deh), atëherë ose i mbani (nën kurorë) siç duhet, ose i lëshoni siç duhet. Mos i mbani ato (nën kurorë) sa për t’i dëmtuar dhe kështu të tejkaloni kufijtë. E, kush e bën këtë, pa dyshim që ka dëmtuar veten e vet. Dispozitat e Allahut mos i merrni për shaka! Kujtoni (solemnisht) të mirat e Allahut ndaj jush, (kujtoni) edhe atë që Ai ju shpalli, Librin (Kur’anin) dhe Urtësinë, për t’ju udhëzuar! Kijeni frikë Allahun e dijeni se Allahu Di gjithçka.

– “E kur t’i keni ndarë gratë dhe ato t’i jenë afruar mbarimit të kohës së pritjes (id-deh), atëherë ose i mbani (nën kurorë) siç duhet, ose i lëshoni siç duhet.” – Pra, pasi t’i keni ndarë gratë dhe kur ato të jenë në prag të mbarimit të kohëpritjes,...

230. E nëse ai (burri) e ndan gruan (për herë të tretë), pas kësaj, atij nuk i lejohet më ta rimarrë, derisa ajo të martohet me një burrë tjetër. E, nëse ky i fundit (burri i dytë) e divorcon atë, atëherë nuk ka pengesë për ata dy (gruaja me burrin e parë) të ribashkohen, nëse, vërtet mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e Allahut. Këto janë dispozitat e Allahut, të cilat Ai ua sqaron njerëzve të ditur.

– “E nëse ai (burri) e ndan atë (për herë të tretë), pas kësaj atij nuk i lejohet më ta rimarrë, derisa ajo të martohet me një burrë tjetër.” – Pra, pas ndarjes së tretë, burrit nuk i lejohet më që ta kthejë gruan e tij, derisa të plotësojë disa kushte, si më...

229. Ndarja (divorci) mund të bëhet dy herë. Pastaj, ose jetesë bashkëshortore normale, ose divorc me mirëkuptim. Juve (burrave) nuk ju lejohet t’u merrni atyre (grave) asgjë nga ajo (dhuratë martesore) që u keni dhuruar më parë, vetëm nëse që të dyja palët druheni se nuk do të mund t’u përmbaheni dispozitave të Allahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se nuk do të mund t’u përmbaheni dispozitave të Allahut (në bashkëshortësi), atëherë për të dyja palët nuk është gjynah nëse ajo (gruaja) jep diçka si kompensim (për lirimin e saj nga kurora). Këta janë kufijtë e urdhëruara nga Allahu, prandaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut janë vërtet keqbërës.

Në kohën para Islamit dhe në fillimet e tij, burri e linte dhe e kthente gruan e tij sa herë të donte, pa kufizime. Nëse dëshironte që ta bënte gruan e tij të vuante, e ndante atë, dhe kur afrohej mbarimi i afatit të pritjes, e kthente atë përsëri. Pastaj e ndante...

228. Gratë e ndara janë të detyruara të presin për tri perioda (të përmuajshme). Atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që Allahu ka krijuar në mitrën e tyre, nëse vërtet besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Burrat e tyre kanë të drejtë t’i kthejnë ato gjatë kësaj kohe, nëse duan të pajtohen. Ato (gratë) kanë aq të drejta sa edhe përgjegjësi, sipas traditës. Por, burrat kanë një shkallë përparësie ndaj tyre. Allahu është i Gjithëfuqishëm e i Urtë.

– “Gratë e ndara janë të detyruara të presin për tri perioda (të përmuajshme).” – Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të fjalës “kur’un” (periodë), që është përmendur në ajet. Kështu, disa janë të mendimit se ajo tregon ciklin e...