Select Page

220. “Për këtë jetë dhe për Jetën tjetër. Të pyesin ty për jetimët. Thuaju: Bamirësia ndaj tyre është punë e mirë. Nëse jetoni bashkë me ata (dijeni se) janë vëllezërit tuaj.” Allahu di ta dallojë keqbërsin nga bamirësi. Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte vënë në vështirësi. Vërtet, Allahu është Ngadhnjimtar e i Urtë.

– “Të pyesin ty për jetimët.” – Kur Allahu i Lartësuar zbriti ajetet e sures Nisa që flasin për jetimët, kjo i rëndoi pak muslimanët. Në njërin prej tyre, i Lartësuari thotë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që ua...

219. Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaju: “Ato sjellin të këqija të mëdha, por edhe ndonjë dobi për njerëzit. Por, e keqja e tyre është më e madhe sesa dobia.” Të pyesin se sa duhet të shpenzojnë. Thuaju: “Tepricën”. Kështu jua sqaron Allahu argumentet e Tij, që ju të mendoni.

– “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin.” – Kuptimi: Të pyesin ty, o Profet i Zotit, për ligjin mbi pijet dehëse dhe kumarin. Pijet dehëse dhe bixhozi kanë qenë shumë të përhapura në kohën para Islamit, si dhe në fillim të epokës islamike. Me sa duket, njerëzit...

218. Ata që besuan dhe që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut – ata shpresojnë vërtet për mëshirën e Allahut. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Ata që besuan dhe që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut …” – Allahu i Lartësuar bën një premtim të mrekullueshëm për ata që kanë këto cilësi: 1. besojnë sinqerisht; 2. emigrojnë për hir të Zotit; 3. luftojnë në rrugën e Zotit . Këto cilësi janë...

217. Të pyesin ty për luftimin në Muajin e Ndaluar. Thuaju: “Luftimi gjatë tij është (shkelje) e rëndë, por të pengosh nga rruga e Allahut, të mohosh Atë, të pengosh nga Xhamia e Shenjtë (Qabja) dhe të dëbosh banorët e saj, janë shkelje edhe më të mëdha tek Allahu. Idhujtaria është edhe më e rëndë se vrasja. Ata nuk do të reshtin së luftuari derisa t’ju zmbrapsin nga feja juaj, nëse munden. E kush zmbrapset nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, veprat e tij janë të pavlera në këtë jetë dhe në Jetën tjetër. Këta janë banorë të Zjarrit dhe në të do të jenë përjetësisht.

Urdhri i Allahut të Lartësuar për të zhvilluar luftë kundër qafirëve është i vlefshëm, në përgjithësi, që të zbatohet në çdo kohë dhe në çdo vend, me përjashtim të disa kohëve dhe vendeve. I Lartësuari thotë: – “Të pyesin ty për luftimin në Muajin e Ndaluar.”...

216. Juve ju është bërë detyrim lufta, ndonëse e urreni atë. Por ndodh që ju ta urreni diçka, por ajo të jetë më e mirë për ju dhe ndodh që ju ta doni diçka, por ajo të jetë e keqe për ju. Allahu di e ju nuk dini.

– “Juve ju është bërë detyrim lufta, ndonëse e urreni atë.” – Ky ajet është faktues se lufta në rrugën e Zotit është detyrë. Në fillimet e Islamit, për shkak të dobësisë së tyre, muslimanët e kishin të ndaluar që të hapnin luftë. Por pas emigrimit të...

215. Të pyesin ty se çfarë duhet të japin për sevap. Thuaju: “Çfarëdo bamirësi që e bëni, bëjeni për prindërit, për të afërmit, për jetimët, për të varfërit dhe për udhëtarët. Çdo të mirë që bëni, Allahu e di në imtësi.

– “Të pyesin ty se çfarë duhet të japin për sevap.” – Kuptimi: Të pyesin ty rreth shpenzimeve, domethënë, çfarë duhet të shpenzojmë dhe për kë duhet të shpenzojmë. Për të dyja pyetjet, Allahu i Lartësuar kthen përgjigje: – “Thuaju: “Çfarëdo bamirësi që e...