Select Page

25. Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë, që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit, për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij, duke i besuar të fshehtës. Allahu është i Fuqishëm e Ngadhnjimtar.

– “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta …” – Profetët u dërguan me shenja të qarta, që dëshmonin vërtetësinë e tyre dhe të Shpalljes që përcillnin prej Allahut të Madhëruar. – “dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë, …”...

23. Kështu, të mos dëshpëroheni shumë për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni shumë (e të mburreni) me atë që Ai ju ka dhënë. Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve.

– “Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni  tepër (e të mburreni) me atë që Ai ju ka dhënë. Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve, …” – Allahu nuk i do ata që janë...

21. Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës dhe që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij! Ai është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.

– “Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës…” – Kjo arrihet duke plotësuar ato që Zoti i ka bërë si sebep për falje gjynahesh, si: pendimi i sinqertë, kërkimi i faljes në...