Select Page

1. Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Allahu Dëgjon dhe Sheh gjithçka.

Këto ajete janë shpallur pas ngjarjes së një ensari me gruan e tij. Gruaja u ankua tek Allahu i Madhëruar dhe ia parashtroi disa herë çështjen Profetit (a.s.). Por çfarë kishte bërë burri i saj? Pas shumë vitesh të martuar e me fëmijë, burri ishte betuar se nuk do të...

29. Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut. E gjithë mirësia është në dorë të Allahut dhe Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.

– “Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut …” – Ne e bëjmë të qartë bujarinë Tonë ndaj atyre që kanë takua dhe besim të plotë, duke besuar edhe profetin Muhamed (a.s.), për t’u dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm...

28. O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij, ju dhuron dritë, që të ecni me të, dhe ju fal gjynahet. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij,” – Ka mundësi që këto fjalë t’u drejtohen ithtarëve të Librit, domethënë, atyre që besojnë dhe pasojnë Musain ose Isain (a.s.). Allahu i...

27. Pastaj, në gjurmët e tyre, vazhduam me të dërguarit Tanë e pas tyre dërguam Isain, të birin e Merjemes. Atij i dhamë Ungjillin, ndërsa në zemrat e ithtarëve të tij futëm butësi e mëshirë. Megjithatë, murgërinë ata e shpikën vetë. Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë, me të cilën edhe pse synuan të arrinin kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën ashtu si duhet t’i përmbaheshin. Prandaj, atyre që besuan drejt, Ne ua dhamë shpërblimin, po shumë prej tyre janë të padrejtë

– “Pastaj, në gjurmët e tyre, vazhduam me të dërguarit Tanë e pas tyre dërguam Isain, të birin e Merjemes. Atij i dhamë Ungjillin, …” – Allahu i Madhëruar e përmend në mënyrë të veçantë Isain (a.s.), sepse këto ajete flasin në përgjithësi për të...

26. Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin. Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar.

– “Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin.” – Profetët e parë dhe të fundit, të gjithë kanë qenë prej pasardhësve të Nuhut (a.s.) dhe Ibrahimit (a.s.). Të gjithë librat iu shpallën...