Select Page

20. Dijeni se jeta e kësaj bote është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. Ajo i ngjan atij shiu, prej të cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, pastaj përthyhet dhe kalbet. Ndërsa në Botën Tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje gjynahesh dhe dhurim kënaqësie nga Allahu. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues.

– “Dijeni se jeta e kësaj bote është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve.” – Allahu i Madhëruar na tregon për dynjanë dhe realitetin e saj, na qartëson përfundimin e saj dhe...

19. Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të sinqertët dhe dëshmorët, ata kanë te Zoti i tyre shpërblimin dhe dritën e vet; ndërsa ata që i mohojnë shenjat Tona janë banorë të Xhahimit (Xhehenemit).

– “Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të sinqertët dhe dëshmorët, ata kanë te Zoti i tyre shpërblimin dhe dritën e vet; …” – Besimi i vërtetë dhe i saktë, sipas pasuesve të traditës profetike, është ai që përshkruhet dhe urdhërohet në...

18. S’ka dyshim se atyre që japin sadaka dhe që i japin Allahut një hua të mirë, atyre do t’u shumëfishohet ajo (pasuri) dhe do të marrin shpërblim të madh

– “S’ka dyshim se atyre që japin sadaka dhe që i japin Allahut një hua të mirë, atyre do t’u shumëfishohet ajo (pasuri) dhe do të marrin shpërblim të madh.” – Këta janë njerëzit që japin shumë sadaka dhe shpenzojnë për kënaqësinë e Allahut. Ata shpenzojnë...

16. A nuk është koha për besimtarët, që zemrat e tyre të zbuten me kujtimin e Allahut e me të Vërtetën që u zbriti dhe të mos bëhen si ata të cilëve iu dha libri më parë e pasi kaloi një kohë e gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan e shumë prej tyre janë jashtë rrugës?

Pasi Allahu i Lartësuar foli për gjendjen në ahiret të besimtarëve e besimtareve, munafikëve dhe munafikeve, kjo duhet t’i bënte zemrat të frikësoheshin dhe të pendoheshin para Zoti të tyre, të nënshtroheshin para madhështisë së Tij. Atëherë, Allahu i Lartësuar i...