Select Page

13. O ju që keni besuar, mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun. Ata e kanë humbur shpresën për ahiretin, ashtu sikurse jobesimtarët nuk kanë shpresë për të vdekurit.

– “O ju që keni besuar! Mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun!” – O ju besimtarë, nëse e besoni vërtet Zotin tuaj, nëse vërtet synoni ta kënaqni Atë dhe të largoheni nga çdo gjë që e zemëron Atë, atëherë mos u miqësoni me njerëz të cilët i ka...

12. O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të gënjejnë e nuk do të shpifin dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato! Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën …” – Këtu flitet për gratë, të cilat jepnin besën për plotësimin e disa detyrimeve, që, në fakt, duhet të plotësohen nga të gjithë, burra apo gra qofshin dhe në çdo kohë. Për sa i përket burrave...