Select Page

13. O ju që keni besuar, mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun. Ata e kanë humbur shpresën për ahiretin, ashtu sikurse jobesimtarët nuk kanë shpresë për të vdekurit.

– “O ju që keni besuar! Mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun!” – O ju besimtarë, nëse e besoni vërtet Zotin tuaj, nëse vërtet synoni ta kënaqni Atë dhe të largoheni nga çdo gjë që e zemëron Atë, atëherë mos u miqësoni me njerëz të cilët i ka...

12. O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të gënjejnë e nuk do të shpifin dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato! Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën …” – Këtu flitet për gratë, të cilat jepnin besën për plotësimin e disa detyrimeve, që, në fakt, duhet të plotësohen nga të gjithë, burra apo gra qofshin dhe në çdo kohë. Për sa i përket burrave...

11. Në qoftë se ndonjëra prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e më vonë ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to! Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni.

– “Në qoftë se ndonjëra prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e më vonë ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to!” – Ashtu siç u përmend më sipër, nëse gratë e muslimanëve...

10. O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë! Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë (mehr-in) dhuratën martesore. Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret, por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është i Gjithëditur i Urtë.

– “O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë!” – Në marrëveshjen e paqes të nënshkruar në Hudejbije, një ndër pikat për të cilat Profeti (a.s.) ra dakord me...

9. Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta. Kushdo që miqësohet me ta, është zullumqar.

– “Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta.” – Porosia e Allahut për distancim, urrejtje dhe armiqësi iu referohet:...

8. Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.

– “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” – Allahu i Lartësuar nuk ju ndalon nga bamirësia, komunikimi dhe...