– “Në qoftë se ndonjëra prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e më vonë ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to!” – Ashtu siç u përmend më sipër, nëse gratë e muslimanëve tradhtonin fenë dhe u bashkëngjiteshin mohuesve, këta të fundit duhet t’u kthenin kompensimin burrave muslimanë. Por nëse mohuesit nuk e kthenin kompensimin, atëherë ai merrej nga pasuria e plaçkës së luftës e u jepej ish-bashkëshortëve.
– “Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni!” – Besimi i vërtetë kërkon që ju të jeni gjithnjë të devotshëm në zbatimin e ligjeve të Allahut të Lartësuar.