Select Page

Allahut i bën tesbih, domethënë, e madhëron, e adhuron dhe i nënshtrohet gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Vetëm Allahut i është nënshtruar gjithçka, sepse Ai është i plotë dhe absolut në pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij. Allahut i përket pushteti i botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Të gjithë janë rob të Allahut, nën pushtetin dhe përkujdesin e Tij. Ai është El Kudus – i Pastër nga çdo mangësi. Allahu është El Aziz – Krenari, Ngadhënjimtari dhe Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është El Hakim – i Urti, në çdo gjë që ka krijuar dhe në çdo ligj që ka vendosur. Pa dyshim, këto janë cilësi madhështore, që të ftojnë në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një, të Vetëm e të Pashoq.