– “Allahun e madhëron me (tesbih) përlëvdim ç’gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” – Ajeti tregon, së pari, madhështinë dhe krenarinë e Allahut të Lartësuar. Ai është Ngadhënjimtari, para të Cilit janë nënshtruar të gjitha krijesat. Çdo gjë që ndodhet në qiell dhe në Tokë i bën tesbih Atij, duke e lavdëruar dhe duke iu lutur për nevojat e tyre. Allahu është i Urti, që ka përcaktuar dhe ligjëruar çdo gjë me urtësi.