Select Page

4. Pendohuni tek Allahu, sepse zemrat tuaja kanë gabuar. Por nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se Allahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melaiket e ndihmojnë atë.

– “Pendohuni tek Allahu, sepse zemrat tuaja kanë gabuar.” – Kjo u drejtohej dy grave të Profetit (a.s.), Aishes dhe Hafsës (Allahu qoftë i kënaqur me to), të cilat u bën shkak që Profeti (a.s.) t’i bënte vetes haram diçka që ai e dëshironte. Allahu i...

3. Kur Profeti i tregoi një sekret njërës prej grave të veta, ajo e përhapi atë. Allahu ia bëri të ditur këtë të Dërguarit të Tij, i cili i tregoi asaj vetëm për një pjesë të lajmit, duke mos i thënë gjë për pjesën tjetër. Kur ai i tha asaj se çfarë kishte ndodhur me lajmin, ajo i tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” Ai tha: “Ma tregoi i Gjithëdituri, Njohësi i të fshehtave.”

– “Kur Profeti i tregoi një sekret njërës prej grave të veta, ajo e përhapi atë. Allahu ia bëri të ditur këtë të Dërguarit të Tij, i cili i tregoi asaj vetëm për një pjesë të lajmit, duke mos i thënë gjë për pjesën tjetër.  – Shumë mufesirinë janë të...

2. Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira! Për këtë kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj! Dëshminë bëjeni me korrektësi e për hir të Allahut! Kështu këshillohet ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka.

– “Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira!” – Kur afrohet fundi i kohëpritjes, burri është ende në kohë të bëjë zgjedhjen e tij: ose ta mbajë gruan me mirësi e mirëkuptim,...