– “Pendohuni tek Allahu, sepse zemrat tuaja kanë gabuar.” – Kjo u drejtohej dy grave të Profetit (a.s.), Aishes dhe Hafsës (Allahu qoftë i kënaqur me to), të cilat u bën shkak që Profeti (a.s.) t’i bënte vetes haram diçka që ai e dëshironte.
Allahu i Madhëruar i ftoi ato të pendoheshin, duke u bërë të ditur se me veprën e tyre zemrat e tyre kishin rënë disi nga ai nivel ku duhej të ishin. Ato duhej të ishin të sjellshme, të përmbajtura e shumë të kujdesshme në marrëdhëniet me bashkëshortin e tyre, Profetin e Zotit, Muhamedin (a.s.). Ato nuk duhej ta kundërshtonin apo të silleshin në atë mënyrë që ta shqetësonin atë.
– “Por nëse bashkëveproni kundër tij …” – Nëse ato do të bashkëpunonin me njëra tjetrën për ta lënduar Profetin e dashur të Zotit dhe do të vazhdonin në këtë rrugë, atëherë:
– “… ta dini se Allahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melaiket e ndihmojnë atë. – Të gjithë e ndihmojnë dhe mbështesin Profetin (a.s.). Për këtë arsye, ai do të jetë gjithmonë i fituari, ndërsa kundërshtarët e tij do të jenë të dështuar e të humbur. Në këtë ajet përshkruhet nderimi më i madh që Zoti i ka bërë më të zgjedhurit dhe zotërisë së të gjithë profetëve, Muhamedit (a.s.).
Vetë Zoti Bujar dhe i Madhëruar e përcaktoi Vetveten si ndihmues dhe mbështetës të Profetit të zgjedhur. Po kështu i përcaktoi edhe krijesat më të zgjedhura të tij: melekët, Xhibrilin dhe besimtarët e sinqertë. Edhe këta janë ndihmues të Profetit të madh. Këto ajete janë qortim e këshillë e fortë për gratë e Profetit. Madje, Ai iu kujton diçka që gratë i tremb më së shumti, divorcin. Allahu i Lartësuar tha: