Select Page

1. O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre (kur ende nuk keni kontaktuar me to)! Kohën e pritjes llogariteni mirë dhe kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj! Mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre dhe ato, gjithashtu të mos dalin, vetëm nëse ato sillen haptas në mënyrë të shëmtuar! Këto janë ligjet e Allahut. E kush del jashtë ligjeve të Allahut, e ka dëmtuar rëndë vetveten. E ku mund ta dish ti, pas kësaj, Allahu mund të sjellë diçka tjetër.

Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar Profetit të Tij dhe besimtarëve, thotë: – O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre (kur ende nuk keni kontaktuar me to)! – Nëse vendosni që të divorconi gruan, duhet ta bëni brenda udhëzimeve...

17. Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet. Allahu është Mirënjohës i madh dhe i Butë.

–  “Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet.” – Një ‘hua’ e tillë konsiderohet çdo shpenzim prej pasurisë hallall, nëse robi me të synon të kënaqë Allahun e Lartësuar dhe të lumturohet me vështrimin në...

16. Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni, dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi! Kjo është në të mirën tuaj. Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar.

– “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni, …” – Allahu i Lartësuar na urdhëron për devotshmëri ndaj Tij. Devotshmëria realizohet me kryerjen e urdhëresave dhe largimin nga haramet, me dashuri, madhërim dhe nënshtrim ndaj Allahut të Lartësuar....