Select Page

17. Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet. Allahu është Mirënjohës i madh dhe i Butë.

–  “Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet.” – Një ‘hua’ e tillë konsiderohet çdo shpenzim prej pasurisë hallall, nëse robi me të synon të kënaqë Allahun e Lartësuar dhe të lumturohet me vështrimin në...

16. Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni, dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi! Kjo është në të mirën tuaj. Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar.

– “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni, …” – Allahu i Lartësuar na urdhëron për devotshmëri ndaj Tij. Devotshmëria realizohet me kryerjen e urdhëresave dhe largimin nga haramet, me dashuri, madhërim dhe nënshtrim ndaj Allahut të Lartësuar....

14. O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj kini kujdes prej tyre. Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj kini kujdes prej tyre.” – Allahu i Lartësuar i këshillon besimtarët që të mos hutohen me gratë dhe fëmijët e tyre, sepse disa prej tyre mund të jenë...