Select Page

10. Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është përfundimi më i keq.

– “Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” – Ata mohojnë argumentet e Zotit pa qenë të bazuar në ndonjë fakt, argument logjik ose tekste hyjnore. Madje, përkundrazi, atyre...

9. Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit. Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do t’ia fshijë të këqijat dhe do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.

– “Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit.” – Kujtoni ditën kur Allahu i Lartësuar do t’i tubojë të gjithë, të parët dhe të fundit, në sheshin e madh. Atë ditë, Ai do t’i shpërblejë robërit për veprat e tyre. Atë...

7. Mohuesit pretendojnë se nuk do të ringjallen kurrë. Thuaju: “Po, për Zotin tim! Patjetër do të ringjalleni dhe do t’ju paraqitet gjithçka që keni bërë. Kjo është lehtë për Allahun.”

– “Mohuesit pretendojnë se nuk do të ringjallen kurrë. – Allahu i Lartësuar na tregon rreth mohimit që qafirët i bëjnë me kokëfortësi ringjalljes, pa pasur për këtë asnjë lloj diturie të sigurt, udhëzim të qartë apo libër hyjnor. Më i nderuari dhe më i...