Select Page

13. A mos po frikësoheni (nga varfëria) të jepni sadaka në prag të bisedës suaj (me Profetin)? Kur ju nuk e bëtë këtë, e Allahu jua pranoi pendimin, atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Allahu i di në hollësi veprat tuaja.

– “A mos po frikësoheni (nga varfëria) të jepni sadaka në prag të bisedës suaj (me Profetin)? Kur ju nuk e bëtë këtë, e Allahu jua pranoi pendimin, atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin …” – Nëse nuk e kishin zbatuar urdhrin për sadaka para komunikimit...

12. O ju që keni besuar, nëse dëshironi të bisedoni me të Dërguarin, jepni një sadaka para bisedës suaj. Kjo është më mirë dhe më e pastër për ju. Nëse nuk keni çfarë të jepni, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “O ju që keni besuar, nëse dëshironi të bisedoni me të Dërguarin, jepni një sadaka para bisedës suaj. Kjo është më mirë dhe më e pastër për ju. Nëse nuk keni çfarë të jepni, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Allahu i Madhëruar i urdhëroi...

11. O ju që keni besuar! Nëse ju thuhet “Lironi pak vend” në tubime, lirojeni, që Allahu të sjellë lirim për ju! E nëse ju thuhet “Ngrihuni”, atëherë ngrihuni! Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.

– “O ju që keni besuar! Nëse ju thuhet “Lironi pak vend” në tubime, lirojeni, që Allahu të sjellë lirim për ju!” – Allahu i Madhëruar i edukon besimtarët se si të sillen në kuvende të mëdha. Nëse vjen dikush dhe ju kërkon t’i bëni pak vend, është prej...

10. Bisedat e fshehta (për gjynahe) i nxit vetëm Shejtani, për t’u sjellë shqetësime atyre që besojnë. Por ato nuk mund t’i dëmtojnë ata aspak, pa lejen e Allahut. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.

– “Bisedat e fshehta (për gjynahe) i nxit vetëm Shejtani, …” – Bisedat e fshehta dhe intrigat që armiqtë thurin kundër besimtarëve janë të nxitura nga Shejtani i mallkuar. Por, megjithatë, intrigat e Shejtanit janë të dobëta. Ajo që armiqtë mund të...

9. O ju që keni besuar! Kur bisedoni fshehtas me njëri-tjetrin, mos bisedoni për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për punë të mira e devotshmëri! Gjithmonë ta keni frikë Allahun, tek i Cilit do të tuboheni të gjithë (për llogarinë me drejtësi).

– “O ju që keni besuar! Kur bisedoni fshehtas me njëri-tjetrin, mos bisedoni për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për punë të mira e devotshmëri! Gjithmonë ta keni frikë Allahun, tek i Cilit do të tuboheni të gjithë (për...