Select Page

14. O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.

– “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut,…” – Jini ndihmues dhe mbështetës së fesë së Allahut, me fjalët dhe me veprat tuaja, duke u përpjekur seriozisht dhe me sinqeritet për të realizuar dhe plotësuar fenë e Tij në veten...

8. A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse u është ndaluar të bisedojnë fshehtas (për gjynahe), i kthehen përsëri së ndaluarës dhe pëshpërisin për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë tek ti, ata të përshëndesin jo ashtu si të përshëndet Allahu dhe thonë me vete: “Përse nuk na dënon Allahu për këto fjalë që po themi?” Mjafton për ta Xhehenemi, ku do të hidhen. Eh, sa vend i tmerrshëm është ai.

– “A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse u është ndaluar të bisedojnë fshehtas (për gjynahe), i kthehen përsëri së ndaluarës dhe pëshpërisin për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit?” – El nexhua quhet një bisedë e fshehtë e zhvilluar...