Select Page

21. Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe) të tërhiqen (prej të këqijave).

– ”Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe) të tërhiqen (prej të këqijave).” – Këtyre fasikëve që mohojnë dhe refuzojnë besimin e drejtë, kemi për...

36. Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim. Nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai do t’jua japë (të plotë) shpërblimin tuaj. Ai nuk kërkon prej jush (ta shpenzoni tërësisht) pasurinë tuaj.

– “Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim.” – Duke u zbuluar realitetin e kësaj dynjaje, Allahu i Madhëruar i nxit adhuruesit e Tij që të mos jepen shumë pas saj. Ai u tregon se kjo dynja është lojë e argëtim. Njerëzit, në përgjithësi, jepen...

20. Ndërsa ata që kaluan çdo kufi (në gjynahe ndaj Allahut), vendbanimi i tyre është Zjarri. Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”

– ”Ndërsa ata që kaluan çdo kufi, vendbanimi i tyre është Zjarri.” – vendqëndrimi i tyre i përhershëm është zjarri; atje ku janë mbledhur të gjitha dhimbjet dhe ndëshkimet, çdo dëshpërim dhe vuajtje. Atyre nuk ka për t’iu zvogëluar dënimi asnjë çast....