Select Page

26. A nuk marrin mësim ata (mohuesit e profetëve) nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbanimet e të cilëve shpesh kalojnë? Me të vërtetë në ato (vende të shkretuara) ka argumenta të shumta. A nuk po dëgjojnë me vëmendje?!

– ”A nuk marrin mësim ata (mohuesit e profetëve) nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbanimet e të cilëve shpesh kalojnë?” – A nuk shërbejnë këto ndodhi si argument për këta që i mohojnë profetët dhe si udhëzim për t’i drejtuar tek...

24. Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit (në udhën e drejtë). Ja kështu ndodhi, sepse ata ishin durimtarë dhe kishin dituri të madhe (e të sigurt) për argumentet Tona.

– ”Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit (në udhën e drejtë). …” – Nga mesi i bijve të Izraelit, Zoti zgjodhi disa e i bëri: “…prijës, që me urdhrin Tonë udhëzojnë (në udhën e drejtë)”, domethënë, dijetarë...

23. Ne edhe Musait i patëm dhënë Librin më parë. Prandaj, ti (O Muhamed) mos ki dyshim në takimin (e Musait) me Të (me Zotin)! Ne e bëmë Atë (librin e Musait) udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit.

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi argumentet dhe ajetet e Tij, nëpërmjet të cilave këshillon dhe kujton robërit e Tij për çështje të rëndësishme. Mes këtyre shenjave dhe argumenteve, Ai përmend Kur’anin që ia shpalli Muhamedit (a.s). Në vijim,...

38. Ju ftoheni për të shpenzuar në rrugën e Allahut, por ka prej jush që tregohen koprracë. Kush bëhet koprrac, e bën kundra vetes. Allahu është i Pasuri, ndërsa ju jeni të varfrit. Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.

– “Ju ftoheni për të shpenzuar në rrugën e Allahut, por ka prej jush që tregohen koprracë.” – Atëherë, çfarë do të bënin ata nëse do t’u kërkohej të shpenzonin për një çështje që nuk e shohin si të dobishme për të tashmen e prekshme? Sigurisht që do të...