– ”Ndërsa ata që kaluan çdo kufi, vendbanimi i tyre është Zjarri.” – vendqëndrimi i tyre i përhershëm është zjarri; atje ku janë mbledhur të gjitha dhimbjet dhe ndëshkimet, çdo dëshpërim dhe vuajtje. Atyre nuk ka për t’iu zvogëluar dënimi asnjë çast.
– ”Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të …” – Sa herë që mendojnë për të gjetur ndonjë rrugëdalje sepse dhimbja e ndëshkimi ka arritur kulmin, ata rikthehen sërish në dënim dhe kështu largohet prej tyre ajo shpresë për çlirim dhe, dëshpërimi e dhimbja, u kthehet edhe më e fortë.
– ”… dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”.. – Ky është dënimi i zjarrit ku do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm. Ndërsa dënimi që është para këtij dënimi, është dënimi i jetës së varrit (berzahut). Kjo është përmendur në fjalën e tij kur thotë: