Select Page

29. Kujto, kur drejtuam disa xhinde tek ti, që të dëgjonin Kur’anin. Kur u afruan (të dëgjojnë) thanë: “Heshtni!” Në përfundim, ata u kthyen te populli i vet si këshillues.

– “Kujto, kur drejtuam disa xhinde tek t’i, që të dëgjonin Kur’anin.” – Allahu i Madhëruar e dërgoi profetin e Tij të dashur e të zgjedhur, Muhamedin (a.s.) si mëshirë dhe udhëzues për të gjitha krijesat, për njerëzit dhe për xhindët. Ishte detyra e...

28. Përse nuk u erdhën në ndihmë idhujt, të cilët i adhuronin veç Allahut dhe u përkushtonin flijime? Idhujt nuk kanë për t’iu përgjigjur (kurrë) atyre. Ata (idhujt) janë veçse sajesa dhe mashtrime të tyre.

– “Përse nuk u erdhën në ndihmë idhujt, të cilët i adhuronin veç Allahut dhe u përkushtonin flijime?” – Kuptimi: Për t’iu afruar idhujve, ata i adhuronin e u kushtonin flijime, duke shpresuar ndihmë dhe begati prej tyre. Përse, atëherë, nuk u ndihmuan?!...